Breaking News

Intelektualët shqiptarë thirrje qeverisë shqiptare dhe kosovare për Marrëveshjen e Demarkacionit

4bk65e8c6b3a3f8fia_800C450Një grup prej 139 intelektualësh nga Shqipëria mes të cilëve akademikë, profesorë, diplomat, studiues të shquar, etj, i kanë bërë një thirrje qeverisë së Kosovës që të mos pranojë kushte që e vendosin vendin në pozicione të disfavorshme krahasuar me vendet e rajonit dhe me vlerat e normat e deklaruara të BE-së, duke iu referuar ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, si kusht themelor për të vijuar hapat e mëtejshëm në procesin e liberalizimit të vizave.

Në mesin e personaliteteve që kanë firmosur këtë thirrje gjenden emra të shquar nga fusha e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë profesorët Arben Puto, Ksenofon Krisafi, Luan Omari, etj. Intelektualët i kanë kërkuar edhe Republikës së Shqipërisë që të mos qëndrojë indiferente ndaj asaj që e quajnë copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare.

139 intelektualët kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të përdorë të gjitha mundësitë e saj për të ndaluar një kusht që sipas tyre është i padrejtë, i dëmshëm dhe i paprecedent lidhur me lëvizjen e lirë të njerëzve.

Ekspertët kanë analizuar se demarkacioni i kufirit është çështje midis dy vendeve sovrane, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe nuk mund të bëhet peng për marrëveshje ndërkombëtare që Kosova lidh me palë të treta, në këtë rast me vendet anëtare të marrëveshjes Shengen të BE-së.

Advertisements