Breaking News

Shtyhet liberalizimi i vizave për Kosovën

4bk2ef27dd84ba49hj_800C450Shtetet anëtare të BE-së nuk kanë arritur të dakordohen që t’i lehtësojnë rregullat e udhëtimit për qytetarët e Gjeorgjisë, Turqisë Ukrainës dhe Kosovës.

Mediat njoftojnë se frika nga vala e migrantëve ka bërë që liberalizimi i vizave për këto vende të shtyhet edhe më tej. Nuk bëhet i ditur ndonjë afat i ri se kur Brukseli do të marrë vendim për vendet që kanë marrë rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian.BE tani ka kthyer fokusin kah kriza e emigrantëve. “Rasti i Kosovës, një vend tjetër optimist për vizat, po ashtu është zvarritur, edhe pse Komisioni Europian ka rekomanduar udhëtim pa viza për të gjitha katër shtetet e lartpërmendura”, kanë thënë burime brenda BE-së. Komisioni Europian ka rekomanduar në fillim të muajit të kaluar që Kosovës t’i hiqen vizat. Lajmi ishte pritur me entuziazëm në Kosovë edhe pse nuk duhej qartësisht se kur Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE-së do ta trajtonte këtë çështje.PE ka emëruar eurodeputeten Tanja Fajon si raportuese të vizave për Kosovën por kjo çështje nuk do trajtohet shpejt si duket në këtë institucion pasi vende si Franca e Belgjika kanë thënë se nuk janë të gatshme ende që të japin pëlqimin që Kosovës t’i hiqen vizat. Ndërkohë, në PE janë bllokuar procedurat për heqjen vizave për Turqinë, e cila po refuzon që t’i plotësojë kërkesat e BE’së që kanë të bëjnë me ndryshimin e ligjeve për terrorizmin.

Advertisements