Breaking News

Ivanov tërheq vendimin për falje për 22 politikanët, Gruevski dhe grupi i tij tani mund të burgosen?!

mkd-264452Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, ka vendosur që të tërheq vendimin për falje për 22 politikan nga Maqedonia, kryesish funksionar të lartë të VMRO-DPMNE-së. Ivanov lajmin e bëri publik para disa çastesh në një drejtim drejtuar popullit, shkruan Zhurnal.

Sipas Ivanov, është marrë një vendim për të shfuqizuar pjesërisht vendimi i fundit për falje të 22 personave të cilët janë politikan nga Maqedonia. Ivanov dha sqarimin se kjo bëhet me qëllim për ti dhënë fund krizës politike në vend dhe për të dëshmuar para botës se asnjë politikan nuk është mbi ligjin dhe duhet të jep llogari para gjykatat e vendit.

“Në interes të qytetarëve të Maqedonisë solla vendimin përfundimtarë që të anuloj vendimin për falje për 22 persona të cilët merren me politikë. Personat e tjerë nga lista e përgjithshme prej 56 personave mund të bëjnë kërkesë personale që të kërkojnë tërhqjen e vendimit për falje. Me këtë dua të bëjmë të qartë se asnjë politikan nuk është mbi ligjin. Kjo do të ndihmon shumë sidomos në këtë situatë të krizës së madhe me emigrantët. Për këtë arsye konsideroj se domosdo duhet ti ndihmojmë zhvillimeve politike për dalje nga kriza, në të kundërtën kriza do të zgjatë shumë”, deklaroi Ivanov.

Advertisements