Breaking News

Amerika kritikon mospjesëmarrjen e Rusisë në samitin e sigurisë bërthamore

4bk35f3721821b5hb4_800C450Zv/këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA deklaroi se mospjesëmarrja e Rusisë në samitin për sigurinë bërthamore që zhvillohet në Uashington është një rast i humbur për diskutimin e çështjeve të rëndësishme.

Ben Rodes e kritikoi këtë veprim të Rusisë, por shtoi se Uashingtoni dhe Moska do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë bërthamore. Rusia, e cila ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, nuk do të përfaqësohet në Samitin e Sigurisë Bërthamore, që hap punimet më 31 mars. Bojkotimi i samitit, i cili është i katërti dhe ndoshta përpjekja e fundit në nivel kaq të lartë për të parandaluar grupet terroriste nga sigurimi i materialeve bërthamore, ka shkaktuar konfuzion dhe shqetësim në mesin e zyrtarëve dhe analistëve në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit janë tensionuar dukshëm prejse Moska ka aneksuar Krimenë, në vitin 2014.