Breaking News

Banka Qendrore e Anglisë paralajmëron për rreziqet e daljes së Anglisë nga BE

4bk2c5642fec6d3e8p_800C450Komiteti i politikave financiare të Bankës Qendrore të Anglisë ka paralajmëruar në lidhje me rreziqet ekonomike që vijnë si pasojë e largimit të këtij vendi nga Bashkimi Evropian.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se komiteti i Bankës Qendrore të Anglisë të martën në një raport të tij deklaroi se perspektiva e stabilitetit financiar të këtij vendi që nga nëntori i kaluar është në një gjendje më të keqe kryesisht për shkak të mundësisë së largimit të Anglisë nga BE. Ky komitet në raportin e tij shtoi se çështja më e rëndësishme e cila aktualisht e ka përballur me rrezik stabilitetin financiar të Anglisë, është çështja e organizimit të referendumit për largimin e këtij vendi nga Bashkimi Evropian. Komiteti i politikave financiare të Bankës Qendrore të Anglisë ka paralajmëruar se një prej rreziqeve të tilla është krijimi i një periudhe të gjatë të jo stabilitetit dhe si pasojë rritjes së shpenzimeve dhe reduktimi i qasjes së kredimarrësve anglezë në burimet financiare të huaja. Mark Karney, presidenti i Bankës Qendrore të Anglisë, gjithashtu së fundi në një takim me deputetët e Kuvendit Popullor të Anglisë, ka paralajmëruar në lidhje me rreziqet që e kërcënojnë stabilitetin financiar të këtij vendi në rast të daljes nga BE.