Irani doli në tregun botëror të naftës
Por, lajmi i dytë e ka tërhjek vëmendjen e analistëve. Në të vërtet, Irani në transakcionet e veta të naftës nuk do të përdor dollarin amerikan. Zyrtarët iranian kanë thënë se tani duan që paranë e paguar nga shitje e naftës të realizohet në evro e jo në valutën amerikane. Sikurse transmeton Reutersi, Irani ashtu ka caktuar në kontrata të cilët i ka arritë para ca kohe me kompaninë franceze Totalin dhe kompanitë spanjolle Cepsa dhe Litasco, si dhe kompanin ruse Lukoil, kompanit të cilët merren me shitjen e naftës iraniane në tregun botëror. “Në kontratat tona qëndron se blerësit naftën ton do të duhej të paguanin në evro dhe atë sipas kursit ndaj dollarit në kohën e dorëzimit”, ka thënë përfaëqsuesi i kompanisë nacionale iraniane(NIOC), duke shtuar se vendimi është sjell”nga arsyet politike”. Teherani do që në evro të i paguhen edhe borgjte e mbetura me miliarda dollar të cilat para sankcioneve me rastin e blerjes së naftës i kan mbet borxh partenerët e huaj tregtar, posaqërisht India e cila i ka borgj Republikës Islamike të Iranit 6 miliard dollar, dhe e cila kushtin e Iranit për ta paguar borxhin me valutën evropiane evro e ka pranuar pa kurrfar problemi.