Breaking News

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Koalicionet botërore nuk janë të besueshme në luftën kundër terroriste

4bhj69439703b61fkq_200C113Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se në asnjë mënyrë nuk mund të besohet në koalicionet botërore që pretendojnë për luftë kundër terrorizmit, për arsye se prapa skenës së krijimit ose mbështetjes së këtyre grupeve terroriste sidomos ISIS, qëndrojnë këta faktorë destruktivë me në krye Amerikën.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të hënën (sot) në takim me presidentin e Nigerisë, theksoi: “Armiqtë e hapur të islamit dhe armiqtë të cilët në emër të islamit luftojnë kundër fesë së pastër islame, janë dy tehe të gërshërëve, prandaj vendet islamike duke shtuar bashkëpunimin dhe unitetin, duhet të ruajnë identitetin dhe interesat e tyre përball këtyre armiqve të rrezikshëm”. Ajetullah Khamenei në vazhdim shtoi se është gabim i madh të shpresohet në bashkëpunimin dhe ndihmën e Amerikës dhe të Perëndimit për të luftuar kundër terroristëve të grupit takfirist ISIS dhe Boko Haram. Në bazë të informacioneve të sakta, Amerika dhe disa regjime servile të rajonit të Lindjes së Mesme kanë ndihmuar dhe financuar në të gjitha aspektet dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë grupin terrorist ISIS dhe për këtë arsye kanë rol destruktiv. Ajetullah Khamenei, gjithashtu, duke shprehur kënqësi nga zgjedhja e z. Buhari si besimtar mysliman në postin e presidentit të një shteti të rëndësishëm siç është Nigeria dhe tha se Nigeri dhe Republika Islamike e Iranit kanë potenciale të mëdha për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Lideri suprem i RII në fund theksoi: “Këto potenciale duhet të identifikohen dhe të shqyrtohen nga të dy palët”. Nga ana e tij edhe presidenti i Nigerisë z. Muhamed Buhari në këtë takim i quajti të vjetra dhe të forta marrëdhëniet e vendit të tij me Republikën Islamike të Iranit dhe deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është një vend i zhvilluar dhe i madh, prandaj ekzistojnë potenciale të mëdha për zgjerimin e bashkëpunimeve”.
Advertisements
%d bloggers like this: