Breaking News

Sulmet terroriste në Paris një fyerje për Islamin

1611123418ilVrHUdhëheqësit muslimanë irlandezë i përshkruan sulmet terroriste në Paris si një fyerje për Islamin. Në një deklaratë që përfaqëson Këshillin e Imamëve Irlandezë, Dr. Ali Selimi tha: Vrasja, akti më i tmerrshëm i terrorizmit, është rreptësisht e ndaluar në Islam. Allahu thotë se vrasja e një personi të pafajshëm është sikur me vrarë të gjithë njerëzit. Dr. Ali Selim tha se Këshilli Evropian për Fetva (Vendime) dhe Hulumtime (ECFR) thekson se këto krime nuk mund në asnjë mënyrë të klasifikohen si një përpjekje e drejtë. Këshilli Evropian për Fetva(Vendime)  dhe Hulumtime (ECFR)  e ka selinë në Clonskeagh,  në jug të Dublinit, në xhaminë e Qendrës Kulturore Islame në Irlandë. Siç dënojmë të gjitha llojet e terrorizmit; shtetëror, individual, grupeve   ekstremiste, Këshilli Evropian për Fetva (Vendime) dhe Hulumtime bën apel për të gjithë botën për të jetuar në paqe, të respektojë të drejtat e njeriut dhe të shmang dhunën dhe për të krijuar një shoqëri të drejtë, ku mizoritë si këto nuk mund të lulëzojnë.

Ne ndajmë tronditjen dhe tmerrin e asaj që u shfaq në internet dhe televizion.

Në një deklaratë të veçantë, Shejh Dr. Omer el-Kadri, Imami i Qendrës Islamike Arsimore dhe Kulturore në Blanchardstown Dublin, ka thënë:    Mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin e Parisit dhe në çdo vend tjetër në botë të rrënuar nga murtaja e njerëzve të sëmurë me armë dhe bomba.

Terroristët nuk kanë fe. Feja e tyre është intoleranca (dhe) urrejtja për paqen. Lajmi nga Parisi është shumë i frikshëm.

Zoti qoftë me ne të gjithë kundër të gjitha llojeve të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Shejh, Dr. Omer Al-Kadri, i cili është kryetar i Këshillit të Paqes dhe Integrimit Irlandez, ndihmoi për të organizuar një  demonstrateë  me sloganin Jo në Emrin Tonë,  e cila u zhvillua në qytetin e Dublinit në  muajin korrik kundër “Shtetit Islam”, duke i ftuar muslimanët nga e gjithë Irlanda për të protestuar kundër ekstremizmit fetar.

Advertisements
%d bloggers like this: