Breaking News

Pikëpamjet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit (Takimi me funksionarët e Haxhit)

2b195d318022ffd7d981e9fc90d451b9_LNë këtë program do të paraqesim deklaratat më të rëndësishme të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në takim me funksionarët e Haxhit. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit javën e kaluar ka zhvilluar një takim me funksionarët e Organizatës Iraniane për Çështje të Haxhit.

Hxhi i këtij viti ka lënë një kujtim pikëllues për myslimanët e të gjithë botës dhe mund të konsiderohet Haxhi më i përgjakshëm në të gjithë historinë në të cilin humbën jetën mbi 8000 haxhnij. Në këtë tragjedi kanë humbur jetën mbi 460 haxhinj iranianë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit para kësaj në lidhje me tragjedinë e hidhur të haxhinjve në Mina ka deklaruar: "Një numër i madh i "miqve të Zotit" dhe besimtarëve myslimanë humbën jetën në ditën e Kurban Bajramit në Mina duke krijuar një pikëllim të madh për të gjithë botën islame dhe festa e myslimanëve u shndërrua në zi". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e ka quajtur tragjedinë e hidhur të hanxhinjve në Mina si një prej sprovave të mëdha hyjnore dhe duke kritikuar heshtjen e vendeve të ndryshme, sidomos heshtjen e shteteve pretenduese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj kësaj tragjedie, theksoi: "Kjo tragjedi në asnjë mënyrë nuk duhet të harrohet dhe aparati diplomatik dhe Organizata për Çështje të Haxhit kanë për detyrë ta ndjekin këtë çështje me seriozitetin më të madh".

Ajetullah Khamenei në këtë takim vuri në dukje përgjegjësinë e qeverisë së Arabisë Saudite ndaj vdekjes së mbi 7000 haxhinjve dhe deklaroi: “Pas kësaj tragjedie duhej të ngrihej një zë i unifikuar i protestës nga e gjithë bota islame, mirëpo për fat të keq përveç zërit të Republikës Islamike të Iranit, nuk është dëgjuar asnjë zë tjetër. Edhe shtetet, qytetarët e të cilave u bënë viktimë gjatë Haxhit në Mina të Arabisë Saudite, nuk kanë bërë ndonjë protestë të madhe kundër qeverisë saudite”. Ndërkohë edhe Sejed Hasan Nasrullah, sekretar i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, në takimin vjetor me dijetarët dhe predikuesit fetarë në prag të muajit Muharrem, rreth tragjedisë së Minas deklaroi: “Nëse Irani nuk do të protestonte, padyshim se kjo tragjedi do të mbulohej shumë shpejt dhe kufomat e viktimave do të varroseshin pa kurrfarë zhurme dhe autoritetet saudite do të arrestonin secilin person që dëshirojnë”. Vlen të theksohet mbi 12 vende si Irani, Algjeri, Maroku, Pakistani, Egjipti, Senegali, Indonezia, Turqia, India dhe Somalia kanë humbur shtetasit e tyre në këtë tragjedi, mirëpo përveç Iranit, asnjë prej këtyre vendeve nuk kanë reaguar në mënyrë të duhur. Edhe me “tolerancën” më të madh në shqyrtimin e kësaj tragjedie, do të dalë në shesh se paaftësia e autoriteteve saudite dhe keqadministrimi i çështjeve të Haxhit kanë luajtur rol kryesor në ndodhjen e kësaj tragjedie dhe në zgjerimin e përmasave të saj. Mirëpo vonesa e autoriteteve saudite në trajtimin e personave të lënduar dhe mosbashkëpunimi me grupet e emergjencës së vendeve të tjera për të ndihmuar me kohë, ka zgjeruar përmasat e kësaj tragjedie deri në atë masë saqë nuk mund të merrej me mëndë. Përveç kësaj, edhe neglizhenca e autoriteteve saudite në mbajtjen, identifikimin dhe dorëzimin e kufomave në vendet përkatëse është bërë shkak që lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka kërcënuar Arabinë Saudite se do të përfundojë vetëpërmbajtja e Iranit dhe do të tregojë një reagim të ashpër. Pas këtyre deklaratave, sjellja e qeverisë saudite ndryshojë në masë të madhe dhe funksionarët e këtij vendi filluan të bashkëpunojnë më tepër me autoritetet iraniane për të kthyer të lënduarit dhe kufomat e haxhinjve që humbën jetën në tragjedinë e Minas.

Spikeri…

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha se ndjekja e kësaj çështje dhe bisedimi me shtetet e tjera për të shpjeguar rëndësinë e kësaj tragjedie dhe shqyrtimin e rrugëve për parandalimin e përsëritjes së ngjarjeve të tilla është një prej detyrave të rëndësishme të institucioneve shtetërore, sidomos të aparatit diplomatik. Ajetullah Khamenei deklaroi: “Aspektet sipërfaqësore të kësaj tragjedie tregojnë se kjo tragjedi ka ndodhur për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së qeverisë saudite në organizimin e Haxhit, mirëpo sidoqoftë kjo nuk është një çështje politike, por çështja është se mijëra myslimanë kanë humbur jetën gjatë kryerjes së ritualeve të Haxhit, prandaj kjo çështje duhet të ndiqet në mënyrë serioze”. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: “Haxhinjtë dhe kryesit ritualeve të umres janë miq të Perëndisë. Zoti i madhëruar i ka ftuar ata dhe ata ju kanë përgjigjur ftesës hyjnore. Ata gjithashtu e kanë lutur Zoti dhe Ai ua ka plotësuar lutjet”. Gjithashtu Profeti Muhamed s.a.v.s ka thënë: “Qabe-ja është emëruar “Bejtul-Atik” për këtë arsye se ajo është e lirë nga pronësia e njerëzve dhe asnjë person nuk është pronari i saj dhe kurrë nuk do të bëhet”. Prandaj regjimi Al Saud është përgjegjës përball myslimanëve dhe duhet të jetë përgjegjës para botës islame. Ajetullah Khamenei në vazhdim kritikoi heshtjen absolute të pretenduesve për të drejtat e njeriut në Evropë dhe Amerikës ndaj kësaj tragjedie dhe deklaroi: “Qarqet gënjeshtare dhe hipokrite dhe pretenduese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe shtetet perëndimore që nganjëherë për vrasjen e vetëm një personi bëjnë zhurmë të madhe në tërë botën, në lidhje me këtë tragjedi heshtën plotësisht në favor të aleatit të tyre, do të thotë të regjimit Al Saud”. Lideri suprem të Revolucionit Islamik të Iranit shtoi: “Këta pretendues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nëse do të kishin sinqeritet, duhet të kërkonin nga qeveria saudite të japë përgjigje, të paguajë dëmshpërblim, të garantojë mospërsëritjen dhe të dënojë faktorët që shkaktuan këtë tragjedi”. Ajetullah Khamenei në vazhdim tha: “Çështja e kësaj tragjedi nuk duhet të vendoset në harresë dhe duhet të paraqitet edhe për shumë vite të tjera në qarqet globale”. Vlen të theksohet se Haxhi mes të gjithë llojeve të adhurimit të Zotit ka një madhështi më të madhe dhe ka aspekte të ndryshme të cilat nuk gjenden në një vend në asnjë adhurim tjetër. Në lidhje me rëndësinë e Haxhit janë transmetuar shumë hadithe nga Profeti s.a.v.s. dhe nga Ehli Bejti (a.s.). Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: “Po ju betojë juve në Zotin! Të keni parasysh në lidhje me “Shtëpinë e Zotit” që mos ta lëni zbrazët atë deri sa të jeni gjallë, për arsye se nëse do të lihet anash Haxhi, atëherë do të ndërpritet mëshira hyjnore për juve”. Edhe historia tregon se ditët e Haxhit janë një rast shumë i mirë për përhapjen e kulturës islame mes shtresave të gjera të myslimanëve dhe bëhet shkak për forcimin e besimit dhe vullnetit të myslimanëve. Nga ana tjetër, armiqtë e Islamit do të gënjehen duke shikuar tubimin madhështor dhe unitetin e besimtarëve myslimanë. Hazreti Fatima (s.a.) në një transmetim e ka quajtur Haxhin krenari dhe forcim të fesë islame. Për këtë arsye ceremonia e Haxhit vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen edhe të armiqve të Islamit të cilët kanë synuar që duke dobësuar atë, të dobësojnë edhe myslimanët.

Advertisements
%d bloggers like this: