Breaking News

Albina Nanaj, femra e par e mirë vlerësuar me shami

1309114719COaFgZgjedhjet vendore në Shqipëri të mbajtura më 21 qershor 2015, përveç emrave të rinj të kryebashkiakëve në vend, sollën edhe kompozimin e ri të Këshillave Bashkiakë në të gjithë Shqipërinë.
Albina Nanaj është femra e parë muslimane e mbuluar me shami e cila bëhet pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por njëkohësisht edhe e para si pjesë këshillave bashkiakë në Shqipëri me këtë status.
 Ajo ka lindur në vitin 1987 në qytetin e Fierit dhe ka përfunduar studimet master për Biologji Mjedisi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, si dhe ushtron edhe profesionin e përkthyeses, por njëkohësisht është edhe një aktiviste e mbrojtjes së mjedisit.
 “Është e vërtetë që unë jam vajza e parë muslimane e mbuluar me shami që bëhem pjesë e një organi vendimmarrës siç është Këshilli Bashkiak i kryeqytetit shqiptar. Mund të them se realisht në Shqipëri ende ekziston një frymë skeptike dhe është një përfaqësim ende i cunguar i vajzave muslimane në organet vendimmarrëse dhe në administratë në përgjithësi. Sa i përket në tërësi frymës skeptike mund të them se hasim një lloj pengese dhe një lloj paragjykimi, por në rastin tim konkret mund të them se kam gjetur një lloj mbështetje nga kreu i Partisë edhe nga strukturat e Partisë që më kandidoi për Këshillin Bashkiak, pra PDIU-së, mbështetje kjo si në kandidim ashtu edhe pas fitores”-shprehet Albina.
Ajo në fund ka edhe një mesazh për qytetarët duke u shprehur se do të jetë një zë përfaqësues për të gjithë ata qytetarë të ndershëm të Tiranës që deri tani nuk e kanë ndjerë veten të përfaqësuar nga partitë e ndryshme politike dhe se do të jetë një përçuese e vlerave të tyre.
Por gjithashtu iu drejtohet me një mesazh edhe vajzave muslimane: “Të mos druhen, pavarësisht frymës skeptike që ekziston ende në Shqipëri mendoj se është momenti i duhur që ne të përçojmë vlerat tona në të gjithë komunitetin. Është momenti i duhur të jemi prezente në të gjitha sferat e jetës dhe personalisht do ti inkurajoja të gjitha vajzat myslimane, të gjitha intelektualet që kanë zgjedhur ta shfaqin hapur besimin e tyre, të mos hezitojnë për të dhënë kontributin e tyre dhe të bëhen pjesë e lëvizje qoftë vullnetare, qoftë edhe lëvizjes politike që kanë për qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi dhe besimtarëve muslimanë në veçanti”.
Advertisements
%d bloggers like this: