Breaking News

Bashkëjetesa sipas Imam Musa Sadrit, Seminar i mbajtur në Liban

1209130949J6u8nNjë seminar u mbajt të hënën në rajonin Bekaa të Libanit  nën titullin:’Bashkëjetesa sipas Imam Musa Sadr ’.

Issam John Darwish, Kryepeshkopi Melkit i Zahle-s në Liban, ishte ndër folësit në seminar, i cili u mbajt për të shënuar përvjetorin e zhdukjes të Imam Musa Sadrit në vitin 1978  në Libi.

Ai theksoi se 37 vjet pas zhdukjes së Imam Musa Sadr, trashëgimia e tij intelektuale, shpirtërore dhe politike është ende e ndritshme.

Issam John Darwish theksoi rolin e Imam Musa Sadrit në promovimin e bashkëjetesës dhe miqësisë midis ndjekësve të besimeve të ndryshme dhe e përshkroi atë si një simbol i unitetit në Liban.

Ai vazhdoi duke thënë se Imam Musa  Sadr kujdesej për të gjitha njerëzit dhe kur ndihmonte të varfërit, ai nuk i kushtonte vëmendje racës, ngjyrës, besimit apo fisit.

Lëvizja Amal e Libanit  e organizoi seminarin, në të cilin mbajti një fjalim edhe zëvendës shefi i lëvizjes, Hajtham Xhuma.

Imam Musa Sadr dhe dy shokët e tij,  Muhammed Jakubi dhe Abbas    Badreddini u rrëmbyen në gusht të vitit 1978, gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin e Libisë, në Tripoli.

Imam Musa Sadri  kishte planifikuar të takohet me zyrtarët e qeverisë së diktatorit libian Muamar Gadafi.

Këta tre burra nuk janë parë apo nuk janë  dëgjuar më që nga ajo kohë dhe dhe fati i tyre është ende i panjohur edhe pas përmbysjes së regjimit të Gadafit në vitin 2011.

Advertisements
%d bloggers like this: