Breaking News

Përpjekjet e disa vendeve për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Sirinë

413f59a762d1b15e717569926411c990_LQë nga viti 2011 kur në Siri filloi konflikti i armatosur, shumë vende që përkrahnin terroristët dhe që planifikuan komplotin kundër Sirisë dhe popullit sirian, i mbyllën ambasadat e tyre në Damask me qëllim që të shtonin presionin ndaj qeverisë siriane.
Tashmë kanë kaluar 5 vite nga fillimi i krizës në Siri dhe ky vend është shkatërruar, mbi 12 milionë sirianë janë shpërngulur dhe qindra mijëra të tjerë kanë humbur jetën, por kjo nuk e ka dobësuar vullnetin e qeverisë dhe popullit sirian për të luftuar terroristët dhe mercenarët që përkrahen nga perëndimi dhe nga disa vende të rajonit. Vendosja e paqes dhe demokracisë në Siri dhe rajon është e lidhur ngushtë me stabilitetin, sigurinë dhe çrrënjosjen e terrorizmit dhe ato vende të botës që janë ulur dhe vetëm shikojnë krimet e grupeve terroriste në Irak dhe në Siri, nuk janë mbështetës të paqes në botë. Terroristët janë futur në Siri nëpërmjet kufirit të Turqisë me Sirinë, pasi qeveria e Ankarasë u ka hapur dyert terroristëve të cilët janë futur në Siri pa asnjë lloj kontrolli nga autoritetet zyrtare turke. Amerika dhe partnerët e saj rajonalë që prej shtatorit 2014 kanë ndërmarrë veprime të njëanshme pa marrë pëlqimin e Damaskut apo leje nga OKB dhe kanë kryer sulme ajrore në Siri.

 

Shumë nga vendet pjesëmarrëse në koalicionin e ashtuquajtur kundër terrorizmit në Siri, vende si Arabia, Katari dhe Turqia janë mbështetës të elementëve takfiristë që janë ngritur kundër qeverisë së Sirisë. Pasi kanë vërejtur krimet dhe shkatërrimet monstruoze të kryera nga terroristët në Siri, shumë vende të botës po e rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj këtij vendi. Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë njoftoi për rihapjen e disa ambasadave të vendeve të huaja në Damask në të ardhmen e afërt. Z. Feisal Mekdad, zv/ministër i jashtëm i Sirisë në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha se disa vende evropiane dhe jo evropiane i kanë shtuar kontaktet me qeverinë e Damaskut dhe kanë kërkuar rihapjen e ambasadave të tyre në Damask. Ai shtoi se disa vende si SHBA dhe Arabia Saudite duke ushtruar presione ndaj vendeve që synojnë të rihapin ambasadat e tyre në Damask, përpiqen që të detyrojnë këto vende të heqin dorë nga ky vendim. Zv/ministri i jashtëm sirian theksoi se nuk do ti përmend emrat e vendeve që kanë kërkuar rihapjen e ambasadave të tyre në Siri, me qëllim që ndaj tyre të mos ushtrohen presione nga fuqitë e huaja. Përsa i përket arsyes së zgjatjes së krizës në Siri, e në veçanti vazhdimit të pranisë së terroristëve takfiristë në këtë vend, z. Mekdad tha se Arabia Saudite furnizon me para të gjitha grupet terroriste, me qëllim që të vazhdojë luftën kundër qeverisë siriane dhe nëse regjim Al Saud do të ndalë ndihmat ndaj grupeve terroriste, aktivitetet e terroristëve në Siri do të reduktohen ndjeshëm. Tashmë është bërë e qartë se shumica e popullit sirian përkrah qeverinë siriane dhe presidentin Bashar Asad, i cili konsiderohet si mbrojtësi i vetëm i Sirisë dhe i popullit sirian përballë terroristëve dhe komplotuesve ndërkombëtarë. Ky fakt si dhe zhvillimet në terren i kanë bindur vendet e botës për qëndrimet e drejta të qeverisë siriane, prandaj shumica e vendeve kërkojnë të rivendosin marrëdhëniet diplomatike me Sirinë dhe të ndihmojnë këtë vend në luftën kundër terrorizmit.