Breaking News

Obama ngushëllon vrasësit e fëmijëve në Jemen

f1c8f7dba6541fedd237c1b05f4e8b80_LPas vrasjes së 45 ushtarëve të EBA pas përleshjeve të zhvilluara në Lindje të Jemenit, Barak Obama presidenti i Amerikës në një bisedë telefonike me Sheik Muhamed Ben Zajed, trashëgimtari i fronit në Abu Dhabi dhe zëvendës komandat i forcave të armatosura të EBA, shprehu ngushëllimet për vdekje e këtyre ushtarëve.
Obama i ka shprehur ngushëllimet agresorëve emiratas në kohën kur sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, mbi 6 mijë 600 civilë jemenas shumë prej tyre fëmijë dhe gra janë vrarë prej 26 marsit datës kur jemeni u rrethua nga ajri, toka dhe deti dhe u sulmua nga të gjitha anët nga koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite. Në këtë mes Amerika dhe vende evropiane që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut, kanë heshtur përballë vrasjes së popullit të varfër dhe liridashës të Jemenit. Edhe pse bombat e Amerikës dhe të Evropës hidhen mbi kokat e jemenasve nëpërmjet avionëve luftarakë të Arabisë saudite, me këtë vend dhe vendet e tjera arabe përreth gjirit Persik kanë nënshkruar me dhjetëra kontrata të reja ushtarake. Këto kontrata janë nënshkruar me disa regjime fisnore të cilat nuk zbatojnë asnjë prej parimeve dhe standardeve të demokracisë perëndimore. Mirëpo qeveria amerikane dhe qeveritë evropiane që pretendojnë se mbrojnë të drejta te njeriut dhe demokracinë për të çuar përpara politikat e tyre në rajonin e LM dhe për të vjelë sa më shumë dollarë nafte, kanë shkelur të gjitha parimet humane, morale dhe parametrat e vendosur prej tyre në mbrojtje të demokracisë dhe lirisë. Ata duke shkelur këto parime, i kanë mbyllur sytë përballë vrasjes së fëmijëve dhe femrave në Jemen dhe kanë shprehur mbështetjen për veprimet çnjerëzore të regjimeve despotike që kryhen ndaj popullit të përvuajtur të Jemenit. Pikërisht për këtë arsye Barak Obama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e disa ushtarëve emiratas në Jemen, të cilët i ka quajtur martirë. Ngushëllimi i shprehur nga Obama për trashëgimtarin e fronit në EBA për vdekjen e disa ushtarëve vrasës të fëmijëve në Jemen, është tregues i shumë të vërtetave. Ndjenja njerëzore dhe morale nga pikëpamja e qeverisë amerikane dhe e qeverive evropiane respektohet vetëm në atë kohë kur atyre nuk u preken interesat. Shkatërrimi i Sirisë, krijimi i kushteve për formimin e grupit më të madh terrorist në botë gjë e cila u bë në emër të demokracisë dhe lirisë, si dhe dëbimi dhe evakuimi i miliona siriane në vende të ndryshme me pretekstin se sistemi i Bashar Asad nuk është demokratike, janë rezultate të veprimeve të perëndimit. Mirëpo në Jemen nuk flitet aspak për demokraci dhe liri. Amerika dhe qeveritë evropiane për të marrë pëlqimin e regjimit Al Saud jo vetëm që duhet të mbyllin sytë përballë krimeve të këtij regjimi ndaj civilëve jemenas, por në të njëjtën kohë ushtarakë emiratas që kanë vrarë fëmijët në Jemen i kanë quajtur martirë dhe kjo bëhet vetëm me qëllim që të thithin pëlqimin e partnerëve evropianë në agresionin kundër Jemenit.