Breaking News

BE fillon ndarjen e refugjatëve

2bde808a05547ad882d04c57a3a01502_LMë në fund Bashkimi Europian vendosi të tregojë unitet për çështjen e refugjatëve.
Krerët e unionit vunë në zbatim planin e Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, për të strehuar 120 mijë refugjatë nëpërmjet kuotave. Pas shumë kontestimesh, Britania e Madhe do të hapë dyert e saj në katër vitet e ardhshme për 20 mijë refugjatë sirianë. Kryeministri David Cameron deklaroi se Qeveria britanike ka vendosur të ndihmojë ata refugjatë të cilët kanë më shumë nevojë. Cameron ka përzgjedhur të pranojë në Britani, refugjatët që ndodhen të strehuar nëpër kampe aty pranë, dhe jo ata që kanë kaluar Mesdheun për të arritur Europën. Ndërsa Franca dhe Gjermania do të mirëpresin 55 mijë refugjatë në vetëm 2 vitet e ardhshme, Qeveria e Parisit dhe Bundestagu gjerman kanë marrë edhe peshën më të madhe të këtij eksodi. Angela Merkel u bëri thirrje qeverive të BE që te bëhen pjesë e zgjidhjes, pasi rreth 45 mijë refugjatë kanë ngelur në pritje të një përgjigje se çdo të bëhet me fatin e tyre. Merkel tha se ndihej krenare për mënyrën sesi gjermanët mikpritën popullin sirian. Një fluks i tillë emigrantësh nuk mund të mos lërë gjurmë në Gjermani. Vetë Angela Merkel e pranoi se ky vërshim njerëzish, që të lë pa frymë, do ta pushtojë e ndryshojë vendin përgjatë viteve në vazhdim. Gjermania nuk e zgjidh dot krizën e vetme – u shpreh Kancelarja, – që u detyrua të përsërisë edhe një herë apelin, që të gjitha vendet anëtare të bllokut të bëjnë pjesën e tyre, duke pranuar refugjatë. Por, përpos vendosjes së kuotave për shpërndarjen e refugjatëve, shtetet anëtare të unionit po rishqyrtojnë politikat e antiterrorizmit, për të shuar konfliktin në Lindjen e Mesme. I pari që mori iniciativën ishte Presidenti francez, Francois Hollande, i cili urdhëroi përgatitjet për fillimin e sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Franca do t’i nisë të martën fluturimit e zbulimit, që do të pasohen nga sulme kundër grupit të dhunshëm ekstremist. Por, ashtu si edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë përpara tij, Hollande e përjashtoi mundësinë e dislokimit të trupave tokësore. Nga ana tjetër, Australia dhe Zelanda e Re, kanë ofruar ndihmën e tyre për të lehtësuar sadopak barrën e unionit për të strehuar refugjatë. Ndërsa vendet evropiane janë të ndara për fluksin e paparë të emigrantëve, Australia tha se do të pranojë refugjatë nga kampet që kufizohen me Sirinë dhe Irakun dhe është e gatshme të ofrojë më shumë ndihma financiare. Njoftimi i qeverisë vjen ndërsa kriza e refugjatëve në Evropë intensifikohet, ndërsa shumë politikanë të njohur në Australi bëjnë thirrje që të pranohen menjëherë 20 mijë refugjatë sirianë. Për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, eksodi i madh i sirianëve ka vetëm një shpjegim, atë të dështimit të ndërkombëtarëve në konfliktin e rajonit të trazuar. Sipas Ban Ki-moon, ky eksod, që shënon largimin historik të popullit sirian, është një tregues i qartë se njerëzit atje po luftojnë për të mbijetuar. Ban Ki-moon u bëri thirrje të gjitha palëve, që të shikojnë përtej interesave personale dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes. Kjo nuk është hera e parë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB ka folur me tone të ashpra ndaj komunitetit ndërkombëtar. Më shumë se 300 mijë persona kanë humbur jetën për shkak të konfliktin, e ndërsa 22 milionë janë shpërngulur prej andej. Ky është cilësuar si eksodi më i madh i gjeneratës, ku vetëm këtë vit 350 mijë sirianë kanë aplikuar për azil në Europë.
Advertisements
%d bloggers like this: