Breaking News

ÇËSHTJA PALESTINEZE (DHE DITA E KUDSIT)

e73e8c319ccfd07e7cf7ee428eb4a476_XLNga okupimi në vitin 1948 deri më sot bota ka qenë dëshmitare e okupimit sionist, torturave dhe dhimbjeve që i ka përjetuar populli i pafajshëm palestinez i larguar me dhunë nga tokat e tyre.

Bombardimi i pjesëve të banuara, spitaleve, shkollave, përdorimi i armëve të ndaluara dhe vrasja e femijëve është bërë shkake që regjimi sionistë të quhet si “regjimi i femijëvrasësve”

Poashtu bota është dëshmitare e nxjerrjes së palestinezëve nga shtëpitë e tyre, rënimi dhe prishja e shtëpive si dhe ndërtimi i qytezave të panumërta për izraelitët është një krim tjetër mbi njerëzimin.

Kjo ndodh kur bashkësia ndërkombëtare heshtë dhe mbyll sytë.

Palestinezët sot ballafaqohen me mungesa ushqimore, higjenike dhe nevojave tjera elementare.

Nga okupimi deri më sot mendohet se janë bugosur 850 mijë palestinez

ku janë torturuar dhe malltretuar, vetem nga torturat në burgje kanë vdekur 206 palestinez.

Sot mendohet se afërsishtë 6000 palestinez janë në burgjet e Izraelit nga të cilët 200 fëmijë dhe 25 gra.

Perveç të burgosurve nga okupimi sionist deri më sot Palestina ka dhënë edhe një numër të madhë shehidësh dhe të plagosurish.

Përballë të gjitha torturave dhe krimeve të shkaktuara, prishjen e shtëpive dhe largimin nga vendet e tyre, palestinezët akoma rezistojnë dhe luftojnë për të drejtat e tyre si dhe për të mbrojtur tokën e tyre.

Sot afërsisht në shtetin e okupuar të Palestinës jetojnë afërsisht 6 milion palestinez dhe po aq janë të larguar me dhunë jashtë trojeve të tyre.

Me gjithë këto tortura dhe vuajtje akoma më e dhimbshme është heshtja e shteteve arabe, politika e tyre dhe marrëdhëniet paqesore të tyre me regjimin sionist janë për tu habitur.

Por çfarë është me të vërtet aq e rëndesishme çështja e Palestinës dhe pse është me rëndësi “dita e Kudsit” për muslimanët e mbarë botës?

Një vit pas Revulucionit islamik në Iran dhe ardhjes në pushtet të Imam Khomeinit, të premten e fundit të muajit të ramazanit Imam Khomeini

e shpalli dhe emëroi si “dita e Kodsit”.

Pasi kane kaluar mbi 35 vjet nga ajo ditë manifestimi i “ditës së Kudsit” dhe organizimi i kësaj ngjarje është më i nevojshëm se kurrë më parë.

Sot populli palestinez është më i shtypur se kurrë më parë.

Pse sot eshte aq e rendesishme dita e Kudsit?

– Rëndësia e kësaj dite është se ka disa vite që disa nga arabët apo shtetet arabe janë pozicionuar për krah me armikun sionist.

– Kurse së dyti janë ngjarjet terroriste që ndodhin në kohët e fundit që kanë për qellim Izraelin nga pozita e të qenit armik apo dushman i palestinezëve ta nxjerr dhe ta vendos në një pozitë të “mikut të palestinezëve”.

Al-Kaeda, fronti Al-Nusra në Jemen dhe disa grupe të tjera të gjitha këto sot janë aleat të ngushtë të Izraelit.

Edhe përkrah të gjithë mashtrimeve dhe krimeve të bërra nga Izraeli, Kudsi (Jerusalemi) akoma vazhdon të rezistoj dhe çeshtja palestineze nuk mund të harrohet.

Nga njëra anë egziston një valë përpjekjesh që me çdo kusht të arrihet që çështja e Palestinës të lihet pas dore dhe të harrohet, kurse në anën tjetër Imam Khomeini ka aritur që të krijoj një traditë të mirë dhe të vendos një bazament të fortë që i balanson të gjitha përpjektet e izraelitëve dhe aleatëve të tyre që të lënë pas dore çështjen palestineze.

Pala kundërshtare bënë gjithë ato harxhime dhe krijon luftëra të ndryshme si në Siri, Irak, Jemen me qëllim që vetëm e vetëm të harohet çështja e Palestinës.

Dita e Kudsit është dita kur Imam Khomeini filloi një lëvizje simbolike,

levizje e cila është në fund të muajit të agjërimit, muaj me plot sakrifica dhe namaze,

Kjo tregon se me sa zgjuarësi Imam Khomeini e ka emeruar këtë ditë si dita e Kudsit dhe nga ana tjetër tregon se sa janë të nervozuar nga ki emërtim regjimi sionist dhe përkrahësit e tyre të hapur dhe të fshehur.

Nga dita e shpalljes së “Ditës së Kudsit” nga ana e Imam Khomeinit, regjimi sionist gjithmonë është munduar që në njëfarë mënyre ta largojë vëmendjen e botës nga regjimi i tyre që është i njohur si “armiku i mbarë njerëzimit”. Ki regjim në këtë drejtim ka bërë përpjekje të mëdhaja. Në fillim u munduan që këtë qëllim ta arrijnë me anë të forcës dhe fuqisë ushtarake, mirëpo rezistenca palestineze u bë çdo ditë më e madhe.

Në planë të dytë ki regjim kishte rekrutimin e grupeve terroriste që të mund të perballet me grupet e rezistences.

Grupet si ISIS, fronti Al-Nusra , Al-Kaeda etj. të gjitha këto grupe janë mjete për të mbrojtur dhe zbatuar qëllimet e regjimit sionist dhe për të mashtruar botën islame.

Mirëpo këto ditë shofim se këtyre grupeve u është hequr maska dhe është zbuluar qëllimi i vërtetë i tyre.

Mbajtja gjallë e ditës së Kudsit të nisur nga Imam Khomeini dhe vazhdimi i saj nga përkrahësit e saj deri në ditët e sodit për regjimin sionist dhe përkrahësit e tij është një presion i madhë dhe një ngushtim i pozitave të tyre.

Kështu që me kalimin e kohes Izraeli dita ditës ndjehet më i shqetesuar dhe koha nuk është në favor të tij.

Në vitet e fundit edhe mbështetësit e kauzes sioniste si psh, ish sekretajra e Shteteve të Bashkuara, ish ministri i jashtëm dhe ai aktual kanë potencuar disa herë se Izraeli nuk ka kohë për të humbur dhe duhet sa më shpejtë të zgjidhet çështja e Palestinës.

Shumë vite me radhë Jaser Arafati ishte udhëheqës i rezistencës palestineze dhe në saje të premtimeve që kishte marë nga sionistët, grupet e rezistencës u shuan mirëpo kur kaloi afati, Izraelit dhe aleatët e tij e larguan atë.

Pastaj shofim se në vend të tij vet sionistët ofrojnë si lider një person i cili nuk ka të bëjë aspak me rezistencën anti izraelite dhe duke përdorë disa shtete arabe si perkrahës të tij mundohen të arrijnë qëllimin që është dobësimi apo zbehja dhe zhdukja e idealeve palestineze.

Çështja palestineze përveç se është një çështje njerëzore (humane) është edhe një çështje gjeopolitike dhe me rëndesi për sigurin e rajonit.

Përveç kësaj është një temë (çështje) tërësisht islamike dhe në të vërtetë përgjatë fazave të ndryshme që ka kaluar nga ana e asnjë aktori nuk ka qenë e negociueshme, dmth asnjë aktor politik nuk ka guxuar të lërë pas dore çështjen palestineze edhe pse në gjendjen e sotme disa grupe palestineze me ndërmjetësim ose pa ndërmjetesim janë në kontakt me Izraelin por kjo nuk ka shumë rëndësi.

Kuptohet që është me rëndësi që grupet palestineze të qëndrojnë fortë në idealet e tyre, mirëpo në çështjën e Palestinës dhe në idealet për çlirimin e Palestines këto grupe nuk kanë shumë ndikim.

Çështja e Palestinës është një çështje njerëzore-humane dhe nuk ka arsye që përshkak të këtyre grupeve të vogla të harrohet ideali i Palestinës.

Çështja e Palestinës është më e lartë se një grup palestinez dhe në këtë çështje duhet shikuar nga pikëpamja humano-njerëzore dhe vlerat hyjnore.

Kështu që disa aktor të vegjël apo të mëdhej nuk mund të ndikojnë shumë në këtë çështje hyjnore.

Imam Khomeini me caktimin e kësaj dite bëri një thirrje të madhe kurse palestinezet këtë thirrje duhet ta vënë në veprim.

Nga kjo kuptojmë se çështja e Palestinës dhe “dita e Kudsit” është shumë me rëndësi për të gjithë muslimanët e botës nga vet fakti se këtu gjendet edhe kibleja e parë e muslimanëve si nga nga aspekti islam poashtu edhe aspekti historik është me rëndësi të madhe.

Edhe pse duhet kritikuar veprimtarinë negative të pushtetarëve arab të rajonit ndaj çështjes palestineze, mirëpo çlirimi i Kudsit të shenjtë dhe i popullit të përvuajtur palestinez është pasqyrim i aspiratave që vijnë nga udhëzimet hyjnore dhe kuranore të muslimaneve në tërë botën.

Dita botërore e Kudsit është çështja kryesore e kryengritjës së botës islame dhe për muslimanët kjo është një ditë e shenjtë pasi çlirimi i Bejtul Makdes përbën të vetmen shpresë të mbetur për bashkimin dhe unifikimin e ummetit islam.

Çështja e Kudsit duhet të jetë çështje kryesore e botës islame dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hiqet dorë nga kjo çështje, përshkak se paraqet para botës okupimin dhe fytyren e regjimit sionist, mban të gjallë dhe aktuale çështjen palestineze që regjimi sionist mundohet ta mbulojë dhe fsheh para botës.