Breaking News

Disa të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Boston

Policia amerikane njoftoi disa shkëmbime me armë zjarri gjatë natës në Boston ku për pasojë kanë humbur jetën 5 persona.
Agjencia Associated Press thotë se një burrë në afërsi të Kembrixhit është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij, ndërkohë që shoferi i makinës po bashkëpunon me policinë. 3 persona të tjerë janë sulmuar me armë zjarri në zonën Roxbury të Bostonit, pre të cilëve dy kanë humbur jetën. Rreth 5 minuta më vonë tre bura të tjerë janë sulmuar me armë zjarr në lagjen Matapan po të Bostonit ku ka mbetur i vrarë një prej tyre. mëngjesin e së enjtes policia amerikane njoftoi vrasjen e një gruaje në parkingun e bashkisë së Everet. Deri tani nuk ka informacione mbi këto vrasje në Boston të Amerikës.