Breaking News

Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në zona të ndryshme të vendit

Ushtria siriane ka sulmuar nga toka dhe ajri disa pozicione të terroristëve në zona të ndryshme të vendit.
Avionët luftarakë të ushtrisë siriane sot kanë sulmuar terroristët në rajonet Dir Esafir dhe Khan Sheik në periferi të Damaskut, në rajonin Garez të provincës Dara, në qytetin Mare Neman dhe përreth aeroportit Abu Dhuru të provincës Edlib. Me dhjetëra terroristë kanë mbetur të vrarë në operacionet e zhvilluara prej ushtrisë siriane sot. Ndërsa nga toka ushtra siriane ka sulmuar me topa pozicionet e terroristëve në qytetet Palmira, Garitin dhe Telbisa të provincës Homs dhe në qytezën industriale të provincës Dejrul ZUr.

Dje ushtria siriane gjithashtu ka rrezuar një balonë spiunazhi të regjimit sionist në hapësirën ajrore të fshatit Beri lindor pjesë e qytetit Sulejmanie e provincës Hamah. Balona e regjimit sionist ishte duke marrë pamje nga zona për tu dhënë informacione grupit ISIS. Ndërkohë pjesëtarët e grupit ISIS në rajonin Latakia kanë lëshuar dy predha të cilat kanë goditur ndërtesën e informacioneve shkencore të këtij qyteti duke lënë të vrarë 2 dhe plagosur 14 persona të tjerë.
Advertisements
%d bloggers like this: