Breaking News

Afkam: Obama nuk merr parasysh realitetin e shoqërisë iraniane

Zëdhënësja e MPJI ka thënë se Amerika prej vitesh është distancuar nga interesat reale të popullit amerikan dhe është kthyer në mbështetëse të luftërave, pasigurisë dhe destabilitetit në rajonin e LM.
Marzie Afkam lidhur me deklaratën e Obamës dhe ndryshimin e politikave të Iranit tha se të tilla deklarata janë të përsëritura dhe shtoi se presidenti amerikan nuk merr parasysh realitetin e shoqërisë iraniane në 4 dekadat e kaluara. Ajo pasi hodhi poshtë pretendimet për izolimin e Iranit tha se nga pikëpamja e Iranit shumë vende të lira të botës, regjimi sionist dhe Amerika janë ata që janë izoluar nga BN dhe ajo që ka nevojë për ndryshme është politika dhe administrata shtetërore në Amerikë dhe veprimtaria e tyre kundrejt vendeve dhe popujve të pavarur.

Afkam mbështetjen e gjithanshme për regjimin sionist i cili shkel të drejtat e popullit palestinez, kryen krime lufte, vret fëmijët e pambrojtur palestinez dhe për popujt e rajonit ka lënë kujtimet më të hidhura, e cilësoi tregues të izolimit të Amerikës në rajonin e LM dhe tha se aktualisht mendimtarët e shoqërisë amerikane janë duke punuar mbi gjetjen e shkaqeve kryesore të shtimit të mosbesimit ndaj Amerikës.

 

 

Advertisements
%d bloggers like this: