Breaking News

Vrasja e dijetarëve bërthamore të Iranit, objektiv i punës së perëndimit dhe regjimit sionist

Zëdhënësi i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit ka thënë se vrasja e dijetarëve dhe shkencëtarëve bërthamore të Iranit është pjesë e punës së perëndimit dhe e regjimit sionist.

Nuzar Shafii, tha se deklarata e presidentit amerikan Barak Obama dëshmon qartë se teknologjia bërthamore e Iranit është krejtësisht vendase dhe kjo dot ë thotë se dija bërthamore ndodhet në mendjen e shkencëtarëve iranianë. Ai vuri në dukje se ekzistojnë disa teori të cilat thonë se dija është fuqia e një vendi dhe nëse duam të shkatërrojmë atë vend duhet ta privojmë atë nga dija, ka thënë z. Shafii. Pikërisht për këtë arsye regjimi sionist dhe perëndimorët kanë në plan të eliminojnë fizikisht dijetarët dhe shkencëtarët bërthamore të Iranit dhe këtë mundohen ta realizojmë me metoda dhe njerëz të ndryshëm. Moshe Jalon ministër i luftës i Izraelit kohët e fundit në një intervistë dhënë gazetës Shpigel ka thënë se Izraeli për ndërprerjen e programit bërthamor të Iranit mund të vrasë dijetarët e këtij vendi.

Advertisements
%d bloggers like this: