Breaking News

Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Iranit ka thënë se nevrikosja e ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite nga marrëveshja e Iranit me BN është e palogjikshme.
Marzie Afkam, konferencën e përbashkët për shtyp të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite me ministrin e jashtëm të Gjermanisë Frank Walter Shtajnmajer dhe reagimin e ministrit të jashtëm të Arabisë saudite e ka quajtur rezultat të nevrikosjes së tij nga arritja e marrëveshjes mes Iranit dhe BN për t'i dhënë fund një krize të sajuar dhe të panevojshme. Në kohën kur një prej funksionarëve të një vendi është nevrikosur kaq shumë nga zgjidhja politike e çështjeve të rajonit dhe ato në nivel ndërkombëtar, nuk ka dyshim se ai ka zgjedhur jetën plot probleme dhe kriza, tha në fjalën e saj zëdhënësja e MPJI.

Është për të ardhur keq që deklaratat e një ministri të jashtëm të një vendi islamik dhe fqinj rreth marrëveshjes bërthamore të Vjenës janë përsëritje e qëndrimeve të regjimit sionist, shtoi ndër të tjera z. Afkam. Zëdhënësja e MPJI duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite lidhur me procesin e pasurimit të uraniumit në Iran tha se të tilla deklarata dëshmojnë se ata nuk kanë njohuri të sakta mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sovranitetin e vendeve.
Advertisements
%d bloggers like this: